Citime nga Nehxhul Belaga

I Imam Aliut (as)

 

  Imami grumbullues i virtyteve.

Falenderimet i takojnė Allahut tė gjithėsisė. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Profetin (sa) mbi Familjen e Tij tė pastėr, mbi shokėt e Tij tė zgjedhur dhe mbi tė gjithė tė Dėrguarit. Mallkimi i Allahut qoftė mbi armiqtė e tyre nga kjo ditė e deri nė ditėn e gjykimit.

Bota e sotme nuk ka njohur mbas Profetit person i cili bashkoi virtyet dhe moralet e larta siē ėshtė Imam Aliu (as).

Virtytet e Tij janė tė panumėrta, dhe personaliteti i Tij ėshtė i jashtė zakonshėm.

Si ka mundėsi qė virtytet e kėtij personi pėr tė cilin Profeti Muhamedi (sa) nė ditėn kur Imam Aliu doli pėr tė luftuar Amėr bin Abdu vud El – Amirij: “Ėshtė ballafaquar, i gjithė imani me gjithė shirkun” dhe mbasi Imam Aliu e vrau atė Profeti tha: “Gjuajtja” e Aliut mbi Amrin nė ditėn e Handakut ėshtė e barabartė me adhurimin e njerėzve dhe xhinėve([1])

Muxhahidi ka thėnė se njė burrė e pyeti ibėn Abasin rreth virtyteve tė Imam Aliut. Ai tha: Sa tė shumta janė virtytet e Ali ibėn Ebi Talibit, unė them se janė tri mijė.

Ibėn Abasi i tha a tij: Virtytet e tij nė tre dhjetė mijė janė janė mė tė afėrta se nė tre mijė.

Pastaj ibėn Abasi tha: Sikur pemėt tė ishin lapsa dhe deti tė ishte bojė dhe njerėzit dhe xhinėt tė ishin regjistrues dhe llogaritės, nuk do ti numėronin virtytet e Imam Aliut (as)([2]).

Si mund tė numėrohen (pėrkufizohen) virtyet e atij burri i cili ishte i pari prej njerėzve qė pranoi Islamin, dhe ishte mė adhuruesi i tyre, mė bujari, mė i forti, mė dituri i kuranit dhe i synetit tė Profetit, mė gjuhėsori dhe mė i llogijkshmi, mė i durushmi etij…

Islami u ngrit mbi kėto mbajtėse: Thirrja e Profetit (sa), sakrificat dhe mundimet e Tij nė rrugėn e pėrhapjes sė fesė, Mbrojtja e xhaxhit tė Tij Ebi Talibi (as) dhe pėrgjegjėsia e tij pėr Profetitn, dhe Xhidadi i Aliut dhe pasuria e Hatixhesė.

Aliu ishte i pari i cili iu pėrgjigj thirrjes sė Profetit pėr nė Islam. Tė gjithė historianėt janė tė njė mendimi se Aliu ėshtė i pari mysliman. Ai (as) ka thėnė: Unė jam i pari i cili i besoi Profetit”([3]).

Historianėt thonė se: Profet Mushamedi u dėrgu ditėn e hėnė dhe Aliu e pranoi Islamin ditėn e martė.”([4]).

Afif El-kenedi i cili ėshtė vėllai i Esh’ab ibėn Kajs, ka transmetuar: Unė pashė njė burrė qė po falej, pastaj erdhi njė djalė i ri dhe qėndroi nė tė djathtė tė Tij, pastaj erdhi njė grua dhe qėndori pas tyre.

I thashė Abasit, kjo ėshtė njė gjė madhėshtore.

Ibėn Abasi tha: Ky ėshtė Muhamedi dhe ky Aliu dhe kjo Hatixheja ky djali i vėllait tim mė tha se Zoti i Tij  i cili ėshtė Zoti i qiejve dhe i tokės e urdhėroi pėr kėtė fe. Pasha Allahun nuk gjinden nė tokė pėrveē kėtyre tė treve zbatues tė kėsaj feje.

Afif mbasi u bė mysliman thoshte: Sikur ta pranoja islamin nė atė kohė do tė isha i dyti me Ali ibėn Ebi Talibin”([5]).

Nė qoftėse do tė flasim rreth ibadetit tė Tij (as), kjo duket nė thėnien e mėsipėrme ku Profet Muhamedi (sa) ka thėne: Gjuajtja e Aliut mbi Amėrin nė ditėn e Handakut ėshtė e barabartė me ibadetin e njerėzve dhe xhinėve. A gjindet ibadet mė i madh se ky? Jeta e Imam Aliut ishte e gjitha ibadet dhe lėvizjet e Tij ishin tė gjitha ibadete.

Dhe biseda rreth namazit tė Tij, Ai ishte i pari i cili u fal me Profetin, ku thotė: Unė u fala me Profet Muhamedin shtatė vjet para njerėzve dhe unė jam i pari ai qė u fal me Profetin.([6])

Nė njė hadith tjetėr Imam Aliu thotė: E pranova islamin para njerėzve, dhe e fala namazin para namazit tė tyre” ([7])

Pėrsa i pėrket bujarisė sė imamit: A gjindet njeri mė bujar se ai person i cili i’a jep ushqimin e iftarit tė tij tė mjerit dhe flen pa iftar dhe nė ditėn e dytė i’a jep jetimit dhe nė tė tretėn rrugėtarit derisa Allahu  (Xhsh) zbriti pėr tė ajetet: {Ata janė qė pėr hir tė Allahut u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve rob. Nė po ju ushqejmė vetėm pėr hir tė Allahut dhe prej jush nuk kėrkojmė ndonjė shpėrblim e as falenderim. Ne i frikėsohemi dėnimit tė Zotit tonė nė njė ditė qė fytyrat i bėn tė zymta dhe ėshtė shumė vėshtirė}. (Suretu Insan a jet: 8: 10).

Ebu Esved El Duelij ka thėnė: Kur mbaroi lufta e xhemelit, Aliu (as) hyri nė thesarmbajtėsen e Basras me disa prej muhaxhirėve dhe ensarėve edhe unė isha me to. Kur shikoi shumėn e madhe qė ishte nė depozit ai tha: Mashtro tė tjerėt dhe jo mua, Kėtė e pėrsėriti disa herė, pastaj i hodhi njė vėshtrim parave dhe tha: Ndani kėto nė mes shokėve tė mi dhe secili tė marrė 500 derhem. Dhe paratė u ndanė. Ebu Esved vazhdon: Pėr Atė qė vėrtet dėrgoi Muhamedin Profet, nė depozitė nuk kishte as mė pak dhe as mė shumė derhem, sikur ai e dinte shumėn dhe sasinė e parave. Shuma ishte 6 milionė dhe numuri i njerėzve 12 mijė veta. Habetul Arenij thotė: Aliu (as) e ndau thesarmbajtėsen e Basrės shokėve tė tij. Ēdo njėri prej tyre mori 500 dėrhem. Po ashtu imam Aliu mori 500 dėrhema njėsoj si tė tjerėt. Atij i vjen njė person i cili nuk kishte qenė prezent ndodhinė (luftėn e xhemelit) dhe i thotė: O prijės i besimtarėve unė isha me ty me zemėr edhe psė mungoi trupi im. Mė jep dhe mua diēka prej asaj pasurisė. Imam Aliu (as) i dha atij pjesėn e vet.

Nėse do flasim pėr Xhidadin e tij: Ai (as) ka qėnė prezent dhe dėshmitar nė tė gjitha lufrat me Profet Muhamedin (sa), dhe nė ballė tė ushtrisė, ka qėnė i pathyeshėm, guximtar, siē tregohet nė histori. Nė luftėn e bedrit ai vrau tridhjetė e pesė tė pa fe (mushrikė).

Nė luftėn e uhudit qėndroi kur myslimanėt u tėrhoqėn mbas sulmit tė Halid ibėn Velidit ai qėndroi pėr tė mbrojtur Profetin (sa). Tė gjithė historianėt nė librat e tyre kujtojnė thirrjen e Xhebrailit nė atė ditė (pra ditėn e Uhudit): Nuk gjindet shpatė pėrveē Dhul fikarit dhe nuk gjindet djalė pėrveē Aliut.([8])

Nė betejėn e Hajberit tė gjithė ata muhaxhirė qė mbanin flamurin islam ktheheshin tė thyer tė mundur, tė frikėsuar derisa Profeti u nevrikos dhe tha: Unė do t’ja jap famurin nesėr atij personi i cili e don Allahun dhe Profetin e Tij dhe Allahu dhe Profeti i Tij e duan atė i guximshėm dhe jo frikacak nuk kthehet derisa Allahu ta shpėrblejė me fitore.

Nė betejėn e Ahzabėve.

Ebu Sufjani erdhi sė bashku me mushrikėt dhe kishin pėr qėllim shfarosjen e Profetit dhe myslimanet.

Imam Aliu (as) nė kėtė betejė vrau udhėheqėsin e tyre Amėr ibėn Abd Vud El-Amirij. Si pasojė e vrasjes sė tij mushrikėt u mposhtėn dhe u kthyen tė humbur.

Nė betejėn e Hunejnit shumica e myslimanėve u tėrhoqėn dhe mbetėn vetėm dhjetė persona nėntė prej beni Hashimit.

Ishte imam Aliu (as) ai i cili  nuk u lėkund dhe as nuk u frikėsua por qėndroi vigjilent nė mbrojtjen e Profetit derisa vrau Ebu Xharul mbajtėsi i flamurit tė mushrikėve dhe Havazin u tmerruan prej tij. Kėshtu myslimanėt e fituan betejėn. E shumė e shumė ndodhi tė tjera rreth xhihadit tė imam Aliut (as).

Pėrsa i pėrket  diturisė sė tij (as): mjafton tė dėgjojmė kėtė hadith: «Profeti i Allahut mė ka mėsuar njė mijė porta tė diturisė dhe mua mė hapet tek ēdo portė njė mijė porta».([9]) Kėtė hadith e gjejmė nė librat e myslimanėve nė pėrgjithėsi.

Ibėn Abasit (i cili ėshtė boja e ymetit) i kishin thėnė: Ku ėshtė dituria jote me diturinė e djalit tė xhaxhait tėnd?

Ai tha: Njėlloj si pika e shiut nė detin rrethues.([10])

Kėto janė pak nga cilėsitė e shumta tė imam Aliut (as) tė cilat i trashėgoi nga profesori i tij Profet Muhamedi (sa) qė ėshtė vula e Profetėve dhe mė i favorshmi i tyre.

SHEIH VULLNET MERJA


([1]) Tedhkiretul Havasė F.8.

([2] ) Tedhkiretul Hav – vas: F 8.

([3] ) Sherhu Nehxhul Belaga i ibėn Ebi hadidit: V 1 F 115.

([4] ) El – Istiabė : F 3.

([5] ) Menakib (i cilėsitė e familjes sė Ebi Talibit) V. 1 F. 250.

([6] ) Tedhkiretul Hav-vasė: F: 63.

([7] ) Sherhul Nehxhul Belaga: V. 1 F . 10.

([8] ) Menakib Emiril Muėminė i ibėn Mugazalij F 197.

([9] ) Feraidul Samtin : V.1 F.101.

([10] ) Sherhul Nehxhul Belaga: V.1 F.6.

page 1.2.3.4.5.6.7.8.9